Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se derisa kanë mbetur vetëm edhe një orë e gjysëm janë regjistruar 105,000 persona.
Ai i ka falenderuar të gjithë për angazhimin qytetar në këtë proces demokratik.
Abdixhiku ka falenderuar 40 mijë mbështetësit e LDK-së të regjistruar deri tani.
“Të 40 mijë mbështetësve tanë, ndërsa, të regjistruar deri në këto orë, ju faleminderit nga zemra që po shënoni hapin e parë në fitoren e parë elektorale! Fjalët më mbesin të mangëta për t’iu shprehur gjithë mirënjohjen tonë për ringritjen e djathtë tuajën. Por sonte, LDK ka festë” shkruan Abdixhiku raporton “Gazeta Blic”
Postimi i plotë:
40 mijë falenderime për Mërgatën! 💜💙
Fitorja e parë elektorale po merr formë sonte! Është e bukur, është freskuese, është vetë ndryshimi i kërkuar tash e sa kohë.
Plot 105,000 të regjistruar, nga të gjitha etnitë; tani që kanë mbetur vetëm edhe një orë e gjysmë. Ju faleminderit secilit për angazhimin e treguar qytetar në këtë proces demokratik.
Të 40 mijë mbështetësve tanë, ndërsa, të regjistruar deri në këto orë, ju faleminderit nga zemra që po shënoni hapin e parë në fitoren e parë elektorale!
Fjalët më mbesin të mangëta për t’iu shprehur gjithë mirënjohjen tonë për ringritjen e djathtë tuajën. Por sonte, LDK ka festë!
Nga nesër, ndiqni kanalet komunikuese tonat, strukturat tona, lidhjet tona, për votim.
Sepse vota juaj është ndryshim!
Ju faleminderit, plot 40 mijë herë!