Lajme

Abdixhiku: 20 mijë vota i kemi nga mërgata, kemi pritur që do t’i kemi rreth 40 mijë

03/13/2025 22:02
nga:G B

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke folur për votat e diasporës, deklaroi se ka zëra të ndryshëm nga degë e nëndegë që votat e partisë së tij nuk janë askund.

Megjithatë ai shtoi se s’mund të ngrisë paralele, përveç dyshimit se aq sa kanë punuar dhe aq sa kanë pritur vota nuk kanë ardhur.

“Në total i kemi 20 mijë vota në mërgatë. Kjo është ajo që kemi arritur. Kemi pritur diku rreth 40 mijë, por kjo është gjendja e votave tona”.

“82 nëndegë janë në diasporë, 82 qytete kanë kryesi, pra është strukturë e re e mirë-themeluar, e mirë-organizuar, tash e katër vjet”.

“Evidentimi ynë ka qenë për diku rreth 40 mijë të regjistruar, dhe duket se vetëm 50% të tyre kemi arritur t’i nxjerrim në votim”, deklaroi Abdixhiku në emisionin Rubikon në Klan Kosova.