Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, thotë se 12 tetori do të vijë si përgjigja më e fortë dhe më e qartë për të gjithë ata mercenarë që kanë vënë LDK-në dhe kandidatët tanë në tabelë qitjeje në këtë fushatë, raporton GazetaBlic.
Abdixhiku thotë se moçalin e madh të pështymave të mbrëmjes, LDK, sikurse dhe populli i Kosovës, ka vendosur ta injorojë.
Postimi i plotë:
12 tetori do të vijë si përgjigjja më e fortë dhe më e qartë për të gjithë ata mercenarë që kanë vënë LDK-në dhe kandidatët tanë në tabelë qitjeje në këtë fushatë.
Le të shajnë. Le të ofendojnẽ.
Kaq dinë, kaq bëjnë.
Nuk kemi kohë për ta.
Moçalin e madh të pështymave të mbrëmjes, LDK, sikurse dhe populli i Kosovës, ka vendosur ta injorojë. Kemi zgjedhur një rrugë tjetër: të ecim me qytetarë, me njerëzit e ndershëm e të punës dhe përpjekjes; dhe me ta bashkë, të bëjmë fitoren e vjeshtës si nisje të shpresës.
Le të fitojmë!


