Skuadra e Barcelonës ka fituar mbrëmë ndaj Espanyolit me rezultatin minimal 1:0, falë golit të Memphis Depay nga penalltia në pjesën e dytë të ballafaqimit.
Një fitore në debutim për Xavin, trajnerin e ri të Barçës, shkruan GazetaBlic Sport.
Në pjesën e dytë të ballafaqimit, Xavi inkuadroi në fushë Abde Ezzalzouli në vend të Akhomach.
Ezzalzouli kishte një paraqitje mbresëlënëse në 45 minutat e zhvilluara, andaj u bë shumë shpejtë edhe temë diskutimi në rrjetet sociale.
Ai kishte 31 prekje të topit, 65% të pasimeve të sakta, 6 driblime, 10 duele të fituara dhe 2 ndërhyrje të pastra.
Më poshtë keni paraqitjen e tij të përmbledhur:
Abde Ezzalzouli vs RCD Espanyol (20/11/21) pic.twitter.com/Y0Yqwx11gH
— JM Comps (@JMComps1224) November 20, 2021


