Lajme

Abbott flet me deputetët për vizat, mbledhja me dyer të mbyllura

11/23/2021 11:56
nga:Gazeta Blic

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, raporton Ekonomia Online

Kryetari i Komisionit Haki Abazi, tha se me ambasadorin do të diskutohet për liberalizimi e vizave dhe për rolin që Mbretëria e Bashkuar mund luajë dhe si mund të ndikojë te ato vende që se kanë njohur pavarësinë.

Pas këtij fjalimi takimi ka vazhduar me dyer të mbyllura, pa praninë e medieve./EO