Grupi legjendar, ABBA, pritet të nënshkruajë një marrëveshje multimilionëshe në Las Vegas.
Katër yjet nga Suedia raportohet se janë në bisedime me Resorts World për ta sjellë koncertin e tyre virtual, ABBA Voyage, në Las Vegas pas suksesit të madh në Londër në vitet e fundit.
“ABBA ka qenë në bisedime të fshehta që një kohë për të arritur një marrëveshje në Vegas”, ka thënë një burim për Daily Star.
“Muzika e ABBA-së pëlqehet shumë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe avatarët e bëjnë koncertin e tyre më shumë se vetëm një koncert, pasi që shkakton hata te audienca”.