Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është duke e vizituar qytetin e Pejës, ky i fundit ka shprehur mirënjohje për mikpritjen që qytetarët pejan i kanë bërë.
“Jam shumë i lumtur që erdha në qytetin e Pejës. Kaluam shumë mirë. Shpresoj që bashkëpunimi jonë që vazhdoj edhe më tutje” ka thënë Abazoviq.
Ndërsa ai ka shkruar dhe në rrjetin e tij social Twitter ku ka thënë se “kohë e mirë për shëtitje në Qytetin e Pejë. Falënderojmë kryetarin e Komunës së Pejës Gazmend Muhaxherin. Dhe Bashkëpunëtoret e tij dhe qytetarët pejan për mikpritjen e ngrohtë”.
Ndërsa Abazoviq është mirëpritur dhe krerët e shtetit të Kosovës, nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Lijepo vrijeme za šetnju u Peći. Hvala gradonačelniku #GazmendMuhaxheri, njegovim saradnicima i građanima na gostoprimstvu. ??
Kohë e mirë për shëtitje në #Pejë. Falenderojmë kryetarin #GazmendMuhaxheri, bashkëpunëtorët e tij dhe qytetarët për mikpritjen. pic.twitter.com/7SoSsZLsK4
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) April 15, 2023


