Lajme

Abazoviq takon Donfried në ditën e tij të parë të punës si Kryeministër

04/29/2022 20:07
nga:Astrit Gashi

Ndihmës-Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried po zhvillon një vizitë zyrtare në Mal të Zi, gjatë së cilës u takua edhe me Kryeministrin e ri të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Abazoviq tha pas takimit se Mali i Zi dhe Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të forcojnë partneritetin.

“Fokusi ynë është në sundimin e ligjit, bashkëpunimin rajonal dhe investimet. Jam i nderuar të vizitoj Karen Donfried, një zyrtare e lartë amerikane dhe ekipin e saj gjatë ditës së parë të punës të kabinetit tim”, shkroi Abazoviq në Twitter.