Lajme

Abazoviq për betimin e presidentit Milatoviq: Ëndrra jonë politike është bërë realitet

05/20/2023 13:53
nga:Astrit Gashi

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq pas betimit të Jovan Milatoviq si president i shtetit malazez ka thënë se kjo është ditë historike për Malin e Zi.

“Urime Presidentit të sapozgjedhur të Malit të Zi Jakov Milatoviq marrjen e detyrës”, ka shkruar Abazoviq.

“Kjo është ajo për të cilën kemi luftuar. Ansambleja e Malit të Zi kurrë më e bukur. I gjithë rajoni, si dhe mysafirët nga Evropa dhe mbarë bota, u mblodhën në një vend. Mali i Zi dërgon një mesazh shumë të bukur. Ëndrra jonë politike është bërë realitet”, ka shkruar tutje ai.

Abazoviq është shprehur se “trimërisht” Mali i Zi është ‘në rrugën e duhur’.