Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, po qëndron për vizitë në qytetin e Pejës, ku është pritur nga kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Abazoviq para gazetarëve ka thënë se është shumë i lumtur që erdhi në qytetin e Pejës.
“E uroj kryetarin e Komunës (Muhaxherin) për një bashkëpunim të jashtëzakonshëm. Këtu është edhe kryetari i Komunës së Ulqinit. Shpresoj se shumë shpejt do të bëhet edhe binjakëzimi në mes Pejës dhe Ulqinit”, tha Abazaoviq.
Ai tha se “ka funksionuar shumë mirë bashkëpunimi në programin IPA me Gucinë dhe Beranen dhe të vazhdojmë më gjatë”.
“Mund të them një kënaqësi e veçantë për mua dhe për ministrin e Ekonomisë dhe Turizmit që jemi sot këtu. Ju uroj sukses në çdo lëmi dhe ju presim në Mal të Zi”, tha Abazoviq.


