Lajme

Abazoviq fton edhe kundërshtarët në festë

03/27/2022 22:24
nga:Donika Fetahu

Koalicioni “Për një Fillim të Ri” me në krye Lëvizjen Qytetare “URA” të Dritan Abazoviqit, është duke udhëhequr me numrin e ulëseve të fituara për Kuvendin Komunal në Ulqin.

Pas këtij rezultati fillestar, Abazoviq ka dalë të festojë bashkë me pjesëtarët e tjerë të këtij subjekti në rrugët e qytetit.

Ai ka ftuar edhe pjesëtarët e partive tjera kandidate për të festuar me ta.

“Fitore, fitore, fitore. Ejani festoni edhe ju, fitorja është edhe e juaja”, ka thënë Abazoviq.