Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka publikuar në Twitter disa fotografi nga takimi i udhëheqësve të rajonit, në kuadër të nismës “Balkan Open”, që sot e nesër do të zhvillohet në Ohër, duke nënvizuar se ata janë tubuar sonte në një darkë pune.
Abazoviq ka shkruar se të gjithë partnerët më të rëndësishëm të politikës së jashtme të Malit të Zi janë në “Open Balkan”.
“Politika e së ardhmes është politika e pajtimit dhe e bashkëpunimit ekonomik. Ballkani Perëndimor ka vendin në BE, ka shkruar Abazoviq.


