Anëtari i AAK-së Haki Abazi, ishte mysafir i edicionit të sotëm të emisionit DPT te Fidani në Klan Kosova.
Ai pati kritika të ashpra për kryeministrin në detyrë Albin Kurti, por nuk la pa kritika as partitë opozitare.
Abazi tha se opozita ka dështuar ta formojë qeverinë, siç e quajti ai alternative.
“Kur Kurti nuk mund t’i bënte numrat, është dashur që s’paku opozita të ulet edhe të bëjë diskutimin se qysh me dal prej situatës edhe a është e mundur që të krijohet qeveria. Unë mendoj që Lidhja Demokratike, përkatësisht Lumir Abdixhiku, që e ka bërë publike nuk jam duke e kritikuar pse po dua ta kritikojë, ka thënë që unë nuk kam hapësirë që të ulem dhe ta formojë qeverinë e opozitës”, deklaroi ai.


