Lajme

Abazi në Departamentin e Shtetit takohet me kongresistin Adelhorft dhe profesorin Serwer

03/09/2023 09:04
nga:G B

Deputeti Haki Abazi gjatë vizitës së tij në SHBA ka vazhduar me takimet në Departamentin e Shtetit, ku është takuar me Kongresistin Robert Adelhorft dhe profesorin Daniel Serwer, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se me ta ka pasur biseda të hapura dhe konstruktive për fazën në të cilën ndodhet Kosova.

Postimi i tij i plotë:

Një ditë tjetër shumë produktive në Washington D.C.

Gjatë ditës kam realizuar takime në Departamentin e Shtetit, në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit, gjithashtu jam takuar me Kongresistin dhe bashkë-kryesuesin e grupit të kongresisteve për çështjet shqiptare, Robert Adelhorft, dhe në SAIS -Univeristetin Johns Hopkins bashkë me mikun vjeter profesorin e nderuar Daniel Serwer.

Biseda të hapura dhe konstruktive, pyetje të rëndësishme dhe kritike për fazën në të cilën ndodhet vendi ynë, ndryshimet dhe sifdat e krijuara nga agresioni i paprovokuar i Rusisë në Ukrainë dhe daljen nga situata me sa më pak dëme dhe duke siguruar funksionalitetin dhe qëndrueshmërinë zhvillimore të vendit tonë.