Vizitën disa-ditore të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Turqi, deputeti Haki Abazi, e ka lexuar në dritë krejt tjetër duke e vlerësuar si përpjekje personale e krijimit të koalicionit në ndërlidhje me kalimin e projektligjit për Kodin Civil .
“Po vizita në Stamboll në Javën e Krenarisë në Kosovë është përpjekja personale e krijimit të koalicionit për kodin civil dhe kapërcimi me dredhi i ndikimit për votat që duhen me ngulm. Tani Greqia nuk kryen punë- duhet kthyer antenën drejt Turqisë”, ka shkruar Abazi.
“Edhe vajza 4 vjeç nga Gjakova ka mundur të bëhet një shkrimtare si Orhan Pamuk, por ajo u vra në duart e luleve të Holandës dhe për të nuk shkruan më asnjë njeri. Ajo është në pritje të luleve të freskëta nga Holanda”
Reagimi i plotë: