Lajme

Abazi: Kosova po i vuan autogolat e Kurtit në dialog – Lajçak po përgatitë terren për arritjen e objektivave të tij

07/08/2024 14:26
nga:N K

I dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se as Kosova dhe as Serbia nuk mund të bëhen anëtare të BE-së përpara se të finalizohet marrëveshja për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve.

Lidhur me këtë çështje, në një prononcim për GazetaBlic, deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, thotë se Lajçaku pas zgjatjes së mandatit deri në janar sikur e ka përforcuar retorikën duke tentuar ta përgatisë terenin për realizimin e objektivave të tij.

“Mendoj se pas zgjatjes së mandatit deri në janar të Lajçakut, ai sikur e ka përforcuar retorikën duke tentuar që me përgatitë terenin për realizimin e objektivave të tij në dialog, natyrisht që kjo mundet me u marrë si tendencë e Lajçakut me forcu rolin e tij në të ardhmen dhe me qenë më i suksesshëm sesa Mogerini sepse kjo është diferenca nëse arrijmë me i realizu objektivat”, deklaroi ai.

Tutje, deputeti vlerëson se Lajçaku në anën tjetër dëshiron t’i tregojë palës kosovare që sanksionet dhe masat që janë vendosur nuk do të largohen siç është pritur nga ana e Kurtit.

“Edhe në anën tjetër po do t’i tregojë palës kosovare që sanksionet dhe masat që janë vendosur nuk do të shkojnë të largohen siç është pritur në mënyrë naive nga ana e Kurtit që me largimin e Borrellit dhe Lajçakut bien komplet nga skema masat që janë vendosur dhe po ndodhë e kundërta u zgjat mandati i Lajçakut, retorika po sforcohet nga ana e tij”, tha ai.

Abazi po ashtu tha se Kosova sipas tij po vuan nga autogolët e shënuar nga Kurti me dialog që nga fillimi i pranimit të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.

“Në anën tjetër, Kosova po i vuan e autogolave që ka shënuar Kurti me dialog që nga fillimi duke pranuar marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit dhe duke mos zbatuar zotimet që i ka bërë para Bashkimit Ndërkombëtar dhe Bashkimit Evropian”, përfundoi deputeti i pavarur Haki Abazi.

/GazetaBlic/