Lajme

Abazi ftohet të hënen për intervistim, ironizon Miftaraj: Prokurorët me 2500 euro rrogë e “luftojnë” krimin vetëm në ditë pune!

02/16/2023 13:56
nga:Y I

Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka reaguar pasi Prokuroria Speciale e ka ftuar të hën për intervistim deputetin e LVV-Së, Haki Abazi, lishur me akuzat e ngritura sot, raproton Gazeta Blic.

Miftaraj tutje ka thënë se prokurorët që paguhen 2500 euro ne muaj, nuk ben me punu kur eshte dite pushimi.

“Prokuroria Speciale e Republikes se Kosoves e fton te henen, deputetin Abazi per ta marr ne pyetje lidhur me rastin Dehari.Sot e enjte, pastaj e premte, e shtune, e diele, dhe ne fund vjen e hena. Prokuroret qe paguhen afersisht mbi 2500 euro ne muaj, nuk ben me punu kur eshte dite pushimi” shkruan Miftaraj në Facebook raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

Prokuroria Speciale e Republikes se Kosoves e fton te henen, deputetin Abazi per ta marr ne pyetje lidhur me rastin Dehari.

Sot e enjte, pastaj e premte, e shtune, e diele, dhe ne fund vjen e hena.

Prokuroret qe paguhen afersisht mbi 2500 euro ne muaj, nuk ben me punu kur eshte dite pushimi.

Kaq per seriozitetin e Prokurorise Speciale. Keta krimin e “luftojne” vetem ne dite pune dhe brenda orarit te punes.