Deputeti i LVV-së Haki Abazi ka folur për rezultatet e zgjedhjeve lokale.
Abazi në RTV Dukagjini ka thënë se LVV ka pasur një rezultat jashtëzakonisht të mirë, krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2017.
Por sipas tij ka disa faktorë pse nuk kanë arritur më shumë në zgjedhje.
“Do të bëjmë analizën në ditët në vijim, por megjithatë LVV ka qenë e fiksuar në rrafshin nacional. Votuesi është mishëruar me LVV-në për çështjet nacionale. Gjithashtu jemi fokusuar shumë në aspektin shëndetësorë që na ka sjellë pandemia”.
Duke folur për Mitrovicën, Abazi thotë se Agim Bahtiri ka bërë punë të mira për këtë komunë.
“Bahtiri çliroi Mitrovicën nga kapja që ja kishin bërë kryetarët e partive tjera. Gjatë kohës që ka qeveris Bahtiri bashkë me LVV-në ka pasur progres në raport me çështjet e sigurisë. Mitrovica nuk shquhet për korrupsion gjatë kohës kur komunën e ka drejtuar Bahtiri”.
Abazi thotë se LVV me kandidatin Vitia kanë shënuar rezultat të mirë në Prishtinë derisa beson se kjo parti do të shënojë fitore në shumicën e komunave ku ajo është në balotazh.
Anton Quni tregon se me kë mund të bëjë koalicion për balotazh