Lajme

Avokati Jashari: Vendi shkon automatikisht në zgjedhje nëse Presidenti nuk zgjidhet deri me 28 prill!

04/16/2026 16:52
nga:Y I

Nëse Presidenti i ri i vendit nuk zgjidhet deri me datën 28 prill, vendi shkon automatikisht në zgjedhje.

Kështu deklaroi për “Gazeta Blic”, avokati, Arbër Jashari.

Jashari tha se diçka e tillë është sqaruar me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe eventualisht zgjedhjet duhet të shpallen brena 45 ditësh.

“Kjo çështje është sqaruar me aktgjykimin e fundit të Gjykates Kushtetuese. Vendi shkon në zgjedhje automatikisht. Zgjedhjet duhet të shpallen brenda 45 ditësh. Mbetet që partitë vetem të merren vesh për datën e zgjedhjeve dhe atë ta caktoj U.D e Presidentes”  deklaroi Jashari për “Gazeta Blic”.

Gjykata Kushtetuese vendosi që Dekreti nr. 24/2026 i 6 marsit 2026 i Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani, nuk prodhon asnjë efekt juridik.

Në aktgjykimin e marrë në lidhje me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje, Gjykata obligoi deputetët e Kuvendit që, nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të kenë në dispozicion 34 ditë për të zhvilluar dhe përfunduar procedurën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës.

Megjithëse afatet kohore po shkojnë drejt fundit, ende nuk ka zhvillime konkrete në këtë drejtim.

Kryeministri Kurti ka mbajtur takim me kryetarin e LDK-së, Lumur Abdixhiku, po ashtu ka paralajmëruar takim edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, por ende nuk ka një epilog pozitiv për çështjen e Presidentit.

Edhe pak kohë kanë mbetur në dispozicion, nëse vendi do të ketë Presidentin e ri apo do të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.

/Gazeta Blic/