Lajme

AARC nga Uashingtoni reagon kundër thirrjeve antishqiptare në Kumanovë

08/04/2025 14:42
nga:G B

Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane (AARC) përmes një komunikate dënon ashpër brohoritjet urrejtëse dhe të papranueshme anti-shqiptare që u dëgjuan dje në Maqedoninë e Veriut.

“Kjo lloj retorike nuk ka vend në një shoqëri demokratike dhe multietnike. Ajo minon parimet e bashkëjetesës, respektit të ndërsjellë dhe vlerat evropiane, drejt të cilave aspiron Maqedonia e Veriut dhe për të cilat shqiptarët janë përpjekur aq shumë, raportojnë mediat maqedonase.

Thirrjet që kërkojnë futjen e shqiptarëve në dhoma gazi sjellin ndërmend kapitujt më të errët të historisë europiane të shekullit XX — një epokë e shënuar nga gjenocidi, çnjerëzimi dhe dështimi katastrofik i njerëzimit. Këto fjalë nuk janë thjesht fyese; ato janë tronditëse dhe të rrezikshme.