Ronald Araujo u pyet para ndeshjes Bayern Munich – FC Barcelona për Robert Lewandowski.
“Ne vuajtëm pak për shkak të tij dhe tani ai është me ne,” tha ai.
Sonte në Allianz Arena do të luhet ndeshja e madhe – Bayerni do të luajë kundër FC Barcelona. Për Robert Lewandowski do të jetë një rikthim në Mynih.
“Të gjithë i njohin aftësitë e Lewandowskit dhe është mirë që ai po luan për Barcelonën tani. Ne kemi vuajtur pak për shkak të tij dhe tani ai është me ne. Ai tashmë tregon se sa futbollist i madh është. Shpresoj që skuadra të forcohet edhe më shumë me të”, tha Aaraujo në konferencë për media.
Ndeshja e sotme zhvillohet nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport


