Disa nga qytetarët e pyetur nga Gazeta Blic janë shprehur të mllefosur lidhur me çështjen e librave shkollor, ku Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë mori vendim që tekstet t’i blejnë prindërit pastaj të rimbursohen.
“Prej një ministre, që për 10 vite e ka kry një fakultet me notën 6 nuk pritet më shumë, është pak çka do të bëj më vonë”, është shprehur një qytetar.
Tutje ka thënë se kjo procedurë e sigurimit të librave është mjaft e mundimshme si dhe ka pasur edhe mungesë të disa librave.
“Shumicën e librave nuk pata mundësi me i marrë hiç, shumë e mundimshme, që një javë ne jemi duke vrapuar herë në një librari, herë në tjetrën”.
“Në e-Kosova akoma nuk kanë dal paratë. Me paratë tona i kemi blerë, duhet ose me borxh ose me lënë diçka keq me i ble librat. S’ka lidhje, ne librat i blejmë për fëmjët tanë, por ka qenë mundësia me i marrë si ka qenë procedura shumë e mirë, pse me kriju krejt këtë tollovi është katastrofë”, ka thënë ndër të tjera një nga prindërit.
Një tjetër qytetar po ashtu i mllefosur me këtë vendim ka thënë se vetëm dy abetare i kanë kushtuar 22 euro, si dhe vendimin e quan diktaturë të Albin Kurtit.
“I bleva dy abetare 22 euro, edhe kjo ndodh vetëm në Kosovën e Albin mashtruesit, ja në çfarë gjendje na ka sjell, librat i kemi pas që 23 vjet gratis e tash Albini na e ka sjell me prit në rend, kjo është diktatura e Albin Kurtit, si milloshviqi në 1990 si Albini në 2023”, ka thënë një nga qytetarët.
Një prind tjetër ka thënë se nëpër librari po krijohet tollovi e madhe dhe se ka radhë duku një orë, dhe se kjo situatë është e panevojshme sipas tij.
“Nuk pata mundësi me i siguru të gjitha, ka pas mungesë të disa librave tash duhet me shku në një librari tjetër, pritëm në rend diku një orë, brenda është një tollovi e madhe, nuk është shumë e mundimshme por e panevojshme”.
“Në e-Kosova kam aplikuar, parat kanë dal, për mua nuk ka qenë shumë e mundimshme, por për një pjesë të madhe besoj që po”, tha tutje qytetari për Gazeta Blic.
Deklaratat e plota, shikoni në videon më poshtë:


