Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së, në mbledhjen konstituive të mbajtur të mërkurën në Prishtinë, ka zgjedhur kryesinë e re të Aleancës, prej 38 antarësh.
I pranishëm në këtë mbledhje ka qenë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Si rezultat përfundimtar, nënkryetarë të Aleancës janë zgjedhur Ardian Gjini, Besnik Tahiri, Pal Lekaj dhe Time Kadrijaj, ndërkaq Sekretar i Përgjithshëm, Muharrem Nitaj.



