Lajme

AAK thërret konferencë të jashtëzakonshme për media

09/28/2021 09:24
nga:M K

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se sot do mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media.

Konferenca do të mbahet në orën 10:00 në hollin e Kuvendit, ndërkaq para mediave do të dalë deputeti i AAK-së, Bekë Berisha.

“Ju ftojmë në konferencën e jashtëzakonshme për media, në të cilën do të paraqitet deputeti Bekë Berisha.

Konferenca fillon në ora 10:00 dhe mbahet në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e AAK-së.