Lajme

AAK s’ndryshon qëndrim për kryeparlamentarin, s’e voton Albulena Haxhiun!

04/25/2025 09:58
nga:Y I

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj pak para fillimi të seancës ka folur shkurt para gazetarëve ku ka bërë të ditur se qëndrimi i AAK-së mbetet i njëjtë si në seancat e kaluara.

“Jo, absolutisht jo. Kemi thënë edhe më parë, vetëm nëse është Shqipe Selimi apo Saranda Bogujevci e votojmë”, ka thënë Brahimaj i AAK-së.

Ndryshe, nga VV kanë konfirmuar se edhe sot, Albulena Haxhiu do jetë kandidatja e tyre për kryetare e Kuvendit.

Kjo është hera e tretë që Albulena Haxhiu nuk ka arritur të marrë numrin e mjaftueshëm të votave për kryetare Kuvendi.