Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka arritur të formojë Grupin e saj Parlamentar në Kuvendin e Kosovës.
Deputetja, Duda Balje, i është bashkuar Grupit Parlamantar të AAK-së.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.
“Po, Duda Balje i është bashkuar grupit parlamentar të AAK-së” tha Xhemaili për “Gazeta Blic”.
Me bashkimin e saj, AAK ka përmbushur kushtin e nevojshëm dhe tashmë do të ketë grup të veçantë parlamentar në Kuvend.


