Lajme

AAK refuzon të marrë pjesë në adresimin vjetor te presidentes: E ka shkelur mandatin e vet si faktor uniteti

12/17/2021 11:07
nga:Gazeta Blic

Grupi Parlamentar i AAK-së nuk është duke marrë pjesë në seancën ku për rend dite është adresimi vjetor i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Përmes faqes zyrtare në Facebook, AAK thotë se ky refuzim për të marrë pjesë në seancë është për shkak se Presidentja e ka shkelur mandatin e vet si faktor uniteti, duke u bërë palë me Kryeministrin

Njoftimi i plotë:

Grupi Parlamentar i AAK-së, në shenjë mospajtimi dhe revolte për faktin se Presidentja e ka shkelur mandatin e vet si faktor uniteti, duke u bërë palë me Kryeministrin, ne si grup patlamentar refuzojmë ta dëgjojmë fjalën e Presidentes dhe e braktisim seancën.

 

Adresimi vjetor, presidentja Osmani ka një lutje për qytetarët