Lajme

AAK reagon për raportin e KQZ-së: Nuk shpenzuam më shumë se sa të hyrat, kemi blerë objekt 570 mijë euro për ta paguar për 6 vjet

03/20/2025 12:48
nga:G B

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar lidhur shpenzimet nga raporti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për vitin 2024, raporton Gazeta Blic.

AAK ka njoftuar se kjo parti ka blerë një objekt të ri në vlerë prej 570 mijë euro, gjatë vitit 2024.

“Kjo shumë është e paraqitur në raport si shpenzim, si dhe si detyrim për blerjen e objektit, i cili do të shlyhet brenda gjashtë viteve të ardhshme. Vlen të theksohet se forma në të cilën raportohet është formë zyrtare e KQZ-së”, thuhet në reagim.

Reagimi i AAK-së:

Pas publikimit të raporteve financiare nga KQZ për partitë politike, disa media kanë keqinterpretuar vlerën e shpenzimeve të Aleancës për vitin 2024. Për hir të korrektësisë dhe për të sqaruar opinionin publik, sqarojmë se gjatë vitit 2024, AAK ka blerë një objekt të ri në vlerë prej 570 mijë euro.

Kjo shumë është e paraqitur në raport si shpenzim, si dhe si detyrim për blerjen e objektit, i cili do të shlyhet brenda gjashtë viteve të ardhshme. Vlen të theksohet se forma në të cilën raportohet është formë zyrtare e KQZ-së.

Ftoj mediat që të korrigjojnë artikujt e publikuar dhe të pasqyrojnë me saktësi faktet.