Drejtori për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në AAK, Lulëzim Blaka, ka reaguar ndaj kandidatit për deputet të VV-së, Vigan Qorolli, i cili e kishte quajtur absurd juridik bërjen e ushtrisë me ligj nga Ramush Haradinaj.
Deklarata e plotë e drejtorit për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në AAK, Lulëzim Blaka:
Juristi i famshëm i VV, Vigan Qorolli, e quante ABSURD JURIDIK bërjen e Ushtrisë me Ligje nga Ramush Haradinaj.
Juristi që Albin Kurti e shpërbleu me postin e zv/ministrit të Drejtësisë, më 20 shtator 2018, ishte aq kundër procesit të bërjes së Ushtrisë me ligje sa fyente Qeverinë e Haradinajt rreth kësaj.
Nuk dihet më nëse juristi i VV e mendon që FSK është Ushtri apo jo, por ka gjasë që mungesa e profesionalizmit të tij është shpërfaqur edhe nga fakti që Gjykata Kushtetuese ia ka rrëzuar disa ligje Ministrisë ku ai shërben.