Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e kryesisë, ku tha se janë diskutuar zhvillimet politike në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet komunale që do të mbahen në tetor.
AAK-ja tha se në këtë momentum të ri politik, konfirmojnë qëndrimin për formimin e një qeverie nga opozita.
“Në këtë momentum të ri politik, pas caktimit të datës për mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës riafirmon qëndrimin e saj të palëkundur për formimin e një qeverie nga opozita, si alternativa më e mirë për vendin”, thuhet në njoftim raporton “Gazeta Blic”.
Njoftimi i plotë:
Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mbajti sot mbledhjen e radhës, ku u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet komunale të tetorit.
Gjatë takimit, u dakordua që degët të nisin përgatitjet për identifikimin e kandidaturave për asambletë komunale dhe për kryetarë komunash. Në komunat ku Aleanca aktualisht udhëheq, kryetarët e tanishëm do të jenë pjesë e garës për një mandat të ri qeverisës.
Në këtë momentum të ri politik, pas caktimit të datës për mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës riafirmon qëndrimin e saj të palëkundur për formimin e një qeverie nga opozita, si alternativa më e mirë për vendin.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës