Lajme

AAK njofton se sot pasdite mbledh Këshillin e Përgjithshëm për të vendosur për koalicionin me NISMA-n

01/17/2024 12:54
nga:G C

AAK ka bërë të ditur se sot pasdite do ta mbledh Këshillin e Përgjithshëm të partisë ku do të vendosin për koalicionin parazgjedhor me NISMA-n e Fatmir Limajt.

Pas kësaj mbledhjeje, në orën 18:00 në selinë e AAK-së do të mbahet edhe një konferencë për media lidhur me këtë zhvillim.

Burime të Gazetës Blic brenda partisë që drejton Haradinaj sot gjatë ditës kanë bërë të ditur se është arritur një marrëveshje për bashkëpunim në mes të AAK-së dhe NISMA-s së Famtir Limajt.

Siç ka konfirmuar ky burim, zyrtarizmi i koalicionit do të bëhet sot gjatë ditës.

LAJMI I FUNDIT: Zgjedhjet e ardhshme nacionale, Haradinaj e Limaj bashkojnë forcat