Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Albana Bytyqi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” deklaroi se në muajin shtator do të vazhdojnë fuqishëm përgatitjet për mocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë Kurti.
Bytyqi tha se ka një gadishmëri të partive opozitare për ta mbështetur këtë mocion.
“Partitë opozitare vetëm kanë shprehë gadishmërinë për mocionin por vetëm nuk kemi një pëgjigje konkrete. Ajo ç’ka është me rëndësi është që ne në shtator do të vazhdojmë fuqishëm me mocionin” tha Bytyqi për “Gazeta Blic”
Bytyqi pati edhe një deklaratë befasuese.
Ajo tha se ndoshta mocioni nuk do të nevojitet fare pasi Albin Kurti do të japë vetë dorëheqjen.
“Siç kam deklaruar edhe më herët, nuk do të ketë nevojë për mocion pasi Albin Kurti do të dorëhiqet vetë” tha Bytyqi raporton Gazeta Blic.

Albana Bytyqi, AAK
Pas situatës së tensionuar në veri të vendit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka inicuar moscion-mosbesimi për rrëzimin e qeverisë Kurti, raporton Gazeta Blic.
Kryetari i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj, ka deklaruar në vazhdimësi se Albin Kurti duhet të largohet nga pushteti pasi paraqet rrezik për vendin.
“Qëndrimi i Aleancës është që të iniciohet mocion mosbesimi për Kryeministrin Kurti. Mocioni bazohet në dy zhvillimet e fundit, i pari është rrezikimi i sovranitet dhe i sigurisë në veri dhe i dyti është prishja e marrëdhënieve me ShBA dhe BE. Do të fillojmë diskutimet me spektrin politik me shoqërinë në përgjithësi. Besoj që mocioni është zgjidhje për këtë situata të krijuar. Kryeministri Kurti në vend që të bashkëpunoj me ShBA, ka bërë një plan të vetin, nuk ka bashkëpunuar me Amerikën po ka nxit një konflikt në veri që i konvenon Serbisë dhe Rusisë” deklaroi Haradinaj raporton Gazeta Blic.
AAK-ja inicion mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti


