Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Prishtinë ka njoftuar se sot do të mbajë Kuvendin e Punës.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të degës së AAK-së në Prishtinë.
Njoftimi i plotë:
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega e Prishtinës, do të mbajë sot Kuvendin e Punës, në ora 17:00.
Kuvendi do të hapë zgjedhjet e brendshme partiake në Prishtinë me ç’rast do marrin pjesë strukturat e të gjitha niveleve, qendrore dhe të Kryeqytetit.
Po ashtu temë diskutimi do të jetë edhe situata e sigurisë në Kosovë pas agresionit rus ne Ukrainë dhe kjo ngjarje do të nis me nderim për viktimat e këtij agresioni.
AAK në Prishtinë po hyn në këtë proces zgjedhor me një rezultat të kënaqshëm nga zgjedhjet lokale.