Lajme

AAK në Junik akuzon LDK-në: Çanta me para janë sjellë nga Prishtina për të blerë vota

10/08/2025 21:14
nga:G B

AAK në Junik ka thënë se ka informacione se kundërshtarët e tyre politikë po tentojnë të blejnë vota te qytetarët e kësaj komune, me para, raporton Gazeta Blic.

“Kemi informacione dhe dyshime serioze se janë sjellë qanta me para nga Prishtina dhe vende të tjera me qëllim që të përmbyset vullneti i lirë i qytetarëve përmes rrugëve të ulëta, të pandershme dhe të paligjshme. Kjo është një fyerje e rëndë për çdo qytetar të ndershëm të Junikut, sepse dinjiteti dhe vullneti i popullit nuk blihen”, thuhet në reagim.

AAK ka bërë thirrje që “të gjitha institucioneve kompetente si Policisë së Kosovës, Prokurorisë, Komisionit Komunal Zgjedhor dhe Komisionit Qendror Zgjedhor që të jenë të vëmendshëm, të rrisin vigjilencën dhe të ndërmarrin masa të menjëhershme për të parandaluar çdo formë manipulimi dhe keqpërdorimi të procesit zgjedhor”.

“Në të njëjtën kohë i ftojmë të gjithë qytetarët e Junikut që nëse vërejnë tentativa të tilla për blerje vote, ndikim apo presion, të njoftojnë menjëherë institucionet përkatëse apo strukturat tona të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Postimi i plotë:

Reagim Publik

Kundërshtarët politik, duke parë përditë humbjen e pashmangshme dhe duke u ndjerë në panikun e dështimit të tyre, kanë filluar të mos zgjedhin më mjete për të ruajtur privilegjet personale që i kanë ndërtuar mbi heshtjen dhe padrejtësinë. Për vite të tëra nuk kanë bërë asgjë për qytetarin e Junikut, ndërsa sot në minutat e fundit po përpiqen ta blejnë dinjitetin e tij. Kemi informacione dhe dyshime serioze se janë sjellë qanta me para nga Prishtina dhe vende të tjera me qëllim që të përmbyset vullneti i lirë i qytetarëve përmes rrugëve të ulëta, të pandershme dhe të paligjshme. Kjo është një fyerje e rëndë për çdo qytetar të ndershëm të Junikut, sepse dinjiteti dhe vullneti i popullit nuk blihen.

U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve kompetente si Policisë së Kosovës, Prokurorisë, Komisionit Komunal Zgjedhor dhe Komisionit Qendror Zgjedhor që të jenë të vëmendshëm, të rrisin vigjilencën dhe të ndërmarrin masa të menjëhershme për të parandaluar çdo formë manipulimi dhe keqpërdorimi të procesit zgjedhor. Në të njëjtën kohë i ftojmë të gjithë qytetarët e Junikut që nëse vërejnë tentativa të tilla për blerje vote, ndikim apo presion, të njoftojnë menjëherë institucionet përkatëse apo strukturat tona të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Qytetari i Junikut ka treguar gjithmonë se nuk blihet e as nuk shitet, kush mendon se mund ta blejë këtë popull, nuk e njeh Junikun dhe as shpirtin e tij krenar.

Juniku është dhe do të mbetet simbol i nderit, i vlerave dhe i vullnetit të pastër qytetar.