Lajme

AAK në Gjakovë mban tubimin përmbyllës të shtunën, Gjini fton qytetarët të marrin pjesë

10/09/2025 16:13
nga:G B

Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, ka njoftuar se tubimi përmbyllës i fushatës do të mbahet me datë 11 tetor, të shtunën, nga ora 17:45, raporton Gazeta Blic.

Ai ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë, teksa i ka falënderuar për përkrahjen gjatë këtyre javëve.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë,

Ju ftoj me datë 11 tetor, të shtunën, nga ora 17:45 të na bashkoheni në tubimin përmbyllës të fushatës tonë.

Faleminderit të gjithëve për të gjithë përkrahjen gjatë këtyre javëve.

Shihemi të shtunën, te Parku i Madh i Qytetit.