Lajme

AAK me rezolutë për shkarkimin ose dorëheqjen e Qeverisë Kurti

05/24/2024 11:43
nga:Y I

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, do të paraqesë sot në Kuvend një Rezolutë përmes së cilës kërkohet që qeveria Kurti të dorëhiqet.

Kështu konfirmoi për “Gazeta Blic” zëdhënësi për media i kësaj partie, Kushtrim Xhemaili.

“Ne fund të seancës ku do të diskutohet për trevjetorin e punës së qeverisë, shefi i grupit parlamentar te AAK, Besnik Tahiri do ta paraqes rezoluten ku do te kerkohet qe Qeveria ta permbylle mandatin e saj me doreheqje ose me mocion per shkarkimin e saj” tha Xhemaili për “Gazeta Blic”


Kujtojmë se tash e disa ditë po flitet për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në muajin korrik.

Nga Partia Demokratike e Kosovës kanë pranuar t’i japin votat për shpërberjen e Kuvendit ndërsa nga LDK dhe AAK, jo, pa dhënë dorëheqjen Kurti.

/Gazeta Blic/