Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) njofton se sot në ora 16:00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm, raporton GazetaBlic.
Në këtë takim do të diskutohen zhvillimet e fundit politike në vend dhe qëndrimet e Aleancës për situatën aktuale.
Pas përfundimit të mbledhjes, AAK do të bëjë të ditura vendimet dhe deklaratat që dalin nga diskutimet.


