Besnik Tahiri Shef i Grupit Parlamentar të AAK’së, urohet nga kolegët e tij
Besnik Tahiri do të jetë shef i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në legjislaturën e re të kuvendit të Kosovës, që pritet të konstituohet sot.
Kjo është bërë e ditur në postimin e deputetit të Daut Haradinajt, ku ky i fundit ka uruar Tahiri.
Postimi:
Besnik, urime për mandatin dhe përgjegjësinë e re si Shef i Grupit Parlamentar.
Çdo votuesi që ma ka dhënë besimin do t’i jem mirënjohës përherë dhe do të angazhohem ta përfaqësoj me ndershmëri, përkushtim dhe dinjitet. Secila votë për mua dhe për Aleancën nuk është vetëm mbështetje, është nder i madh dhe përgjegjësi.
Do të punojmë pa ndal për të çuar përpara jo vetëm zërin e votuesve tanë, por interesin e çdo qytetari të Republikës së Kosovës, kudo që ndodhet.


