Lajme

AAK mbështet formimin e Komisionit Hetimor për subvencionimin e librave

04/04/2024 13:23
nga:N K

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbështetur formimin e Komisionit Hetimor për subvencionimin e librave.

Në emër të kësaj partie, deputetja Time Kadrijaj u ka bërë thirrje deputetëve që ta përkrahin formimin e këtij komisioni.

“Fëmijët kanë mbetur me muaj të tërë pa tekste shkollore, ky është një eksperiment, eksperiment i dështuar, shpresoj të mos vazhdohet me eksperimente të tilla të dështuara dhe pse të mos hulumtohet, të formohet Komisioni Hetimor edhe nëse ka pasur abuzim me shifrat që po thonë numri i nxënësve është zvogëluar, ndërsa buxheti që është shpenzuar për këto tekste mësimore është trefishuar, andaj iu kisha lutur që të gjithë ta përkrahin këtë Komision Hetimor”, është shprehur ajo.