Kryetari i AAK-së njëherësh kandidat për Kryeministër nga ky subjekt politik, Ramush Haradinaj, së bashku me bashkëpartiakë kanë mbajtur tubim sot në Istog.
Në këtë tubim u prezantuan kandidatët për deputetë plani katër-vjeçar i Aleancës.
“Aleanca mbajti një tubim madhështor në Istog, një ndalesë e përbashkët e njerëzve që refuzojnë të qëndrojnë spektatorë të së ardhmes së tyre.Në këtë frymë u prezantuan të gjithë kandidatët për deputetë dhe plani katërvjeçar i Aleancës, si vizion, si drejtim dhe si angazhim real për të ardhmen” shrkuan haradinaj raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Aleanca krah Istogut. Istogu krah Aleancës. 🪽
Aleanca mbajti një tubim madhështor në Istog, një ndalesë e përbashkët e njerëzve që refuzojnë të qëndrojnë spektatorë të së ardhmes së tyre.
Në këtë frymë u prezantuan të gjithë kandidatët për deputetë dhe plani katërvjeçar i Aleancës, si vizion, si drejtim dhe si angazhim real për të ardhmen.
#AAK #RamushHaradinaj #KrahTeje


