Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), do të mbajë sot konferencë për media.
“Nesër, me fillim në ora 10:00, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. Konferenca mbahet në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e AAK-së.
Nuk dihet arsyeja e konference, por të enjten kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i gatshëm për zgjedhje nëse këtë e dëshiron opozita, duke shtuar se “mund t’ia bëjë numrat”.