Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar faljen e gjobave të shqiptuara për shkeljen e ligjeve kundër pandemisë.
Ai ka thënë se gjobat edhe pse janë të ligjshme, ato mund të ndikojnë direkt në rritjen e numrit të të papunëve dhe varfërisë.
“Kemi hyrë në një periudhë që përpos shëndetit publik duhet të adresojmë edhe dëmet ekonomike dhe biznesore të shkaktuara nga pandemia. Efektet e kësaj pandemie janë afatgjate, por e rëndësishme se si i qasemi këtyre efekteve në baza afatshkurta”.
Tahiri ka thënë se janë disa arsye që e bëjnë legjitime faljen e borxheve të shkelësve të ligjit.
“Në radhë të parë është pamundësia që shumë biznese të shlyejnë këto borxhe pa e rrezikuar kapacitetin e tyre për të operuar, madje disa e rrezikojnë edhe mbylljen e plotë dhe falimentimin”.
Aksidentohet gazetari Adriatik Kelmendi