Lajme

Besnik Tahiri AAK: Kërkuam dy interpelanca, për këto tema

07/25/2022 11:56
nga:G B

Shefi i GP Parlamentar të AAK Besnik Tahiri ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë kanë kërkuar dy interpelanca, raporton Gazeta Blic.

“E ngrita në Kryesi si çështje edhe me dy interpelanca, për ligjin e pagave, është e pakuptimtë që në tri momente të shtyhet dhe të mos sillet në Kuvend ligji i pagave. Qeveria ka dështuar dhe të ballafaqohemi me ministrat se pse ka ndodhur kjo”, tha ai ndër të tjera.

“Edhe për ligjin për zyrtar publik që lidhet së paku me temen e amandamentitmit të këtj ligji e ku shumë agjencione kanë filluar të bëjnë rregullore të veta, rregullim të pagave, rregullim i brendshëm në mungës të ligjit.. .dhe të dhënat që ne kemi janë diku 3 mijë vende të lira në administratë publike”, tha Tahiri.