Lajme

AAK: Kemi programin më të mirë zhvillimor për komunat dhe për Kosovën

11/29/2022 19:37
nga:Y I

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) përmes një njoftimi ka bërë të ditur se sot kryetari Ramush Haradinaj ka pritur në takime të ndara degën e AAK-së në Prishtinë dhe atë të Obiliqit.

Në takime është biseduar për situatën aktuale në vend si dhe për gjendjen organizative të Aleancës në këto degë.

Në njoftim tutje thuhet se AAK-ja ofron programin më të mirë zhvillimor për komunat dhe për Kosovën.

Njoftimi i plotë:

Aleanca ofron programin më të mirë zhvillimor për komunat dhe për Kosovën, e po ashtu edhe kuadro të përgjegjshme në punë, të guximshëm në vendimmarrje dhe të pakompromis ndaj të keqes.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, sot në takime të ndara ka pritur përfaqësuesit e degëve të Prishtinës dhe Obiliqit.

Në takime është biseduar për situatën aktuale në vend si dhe për gjendjen organizative të Aleancës në këto degë.

Kryetari Haradinaj ka falënderuar udhëheqjen e degëve të Prishtinës dhe Obiliqit, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre.