Kryesia e Aleancës Për Ardhmërinë e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje, në të cilën është kërkuar vazhdimi i agjendës së dakorduar me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, drejt përmbylljes së dialogut për njohje reciproke me Serbinë.
“Po ashtu Kryesia e Aleancës, ka kërkuar nga qeveria e vendit, që në takimin e radhës në Bruksel, të mos ketë kthim prapa, e të mos diskutohet për çështje teknike, por të ndiqet agjenda e marrëveshjes finale me Serbinë”, thuhehet në njoftimin e AAK-së pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë.