AAK dega Junik ka reaguar në lidhje me problematikat që ka patur në këtë qytet gjatë procesit zgjedhor.
Sipas kësaj dege thuhet se ka patur një skemë të planifikuar mirëorganizuar dhe ekzekutuar nga Ruzhdi Shehu së bashku me struktura të larta shtetërore, operimi në ndërrimin e adresave-vendbanit për votime me 12 tetor në Junik.
“Se është e planifikuar, mirëorganizuar, ekzekutuar nga Kryetari Shehu edhe me struktura të larta shtetërore, operimi në ndërrimin e adresave-vendbanit për votime me 12 tetor në Junik e dëshmon fakti se, familjarë të njerëzve që janë të thirrur ta luftojnë krimin, mbrojnë shtetin, demokracinë, zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të drejtave dhe lirive të njeriurt, rezulton të jenë të përfshirë në skandalin zgjedhor që ka përfshirë komunën e Junikut.Gruaja dhe djali i prokurorit special A. Zenelaj, i cili është nga Strellci i Deçanit, me vendbanim në Fushë Kosovë rezultojnë të jenë në listën votuese në Junik, ku bashkëshortja e tij është bijë nga Juniku, mirëpo nuk jeton dhe nuk e ka vendbanimin në Junik. Kryetari Shehu është mirë të deklarohet a ka informata se si u bartën këta votues në Junik, si dhe kur e ndërruan, vendbanimin, adresën dhe qendrën e votimit” thuhet në njoftim.
Në reagimin e tyre thuhet se ditëve në vijim do të publikohen mega skandale të tjera se si u kurdis rezultati zgjedhor nga strukturat e LDK-së në Junik, se si kandidatë të caktuar brenda LDK-së sollën në Junik votues nga komuna tjera duke krijuar epërsi me vota fiktive.
Reagimi i plotë:


