Lajme

AAK: Jemi me SHBA-të dhe BE-në, e mbështesim planin evropian pa kurrfarë kalkulimi partiak apo elektoral

03/16/2023 22:17
nga:G B

AAK është deklaruar pas takimit të mbajtur sot më Gabriel Escobar me partitë opozitare, ku nga kjo parti përfaqësues ishte nënkryetari Ardian Gjini, raporton Gazeta Blic.

Përmes një komunikate për media, AAK ka thënë se e mbështesin planin evropian pa kurrfarë kalkulimi partiak apo elektoral dhe se janë rreshtuar me ShBA dhe vendet e BE-së, në procesin e përmbylljes së marrëveshjes me Serbinë!

Njoftimi i plotë:

Qëndrimi i Aleancës për propozimin evropian të mbështetur fuqishëm nga SHBA, për marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, për dallim prej të tjerëve, ka qenë konsistent e në mbështetje të plotë.

Pa asnjë mëdyshje e kemi vlerësuar se është një marrëveshje që brenda vetes ka njohjen “defakto” të shtetit të Kosovës dhe që është interes naconal i yni!

I kemi dhënë mbështetje këtij projekti pa kurrfarë kalkulimi partiak apo elektoral.

Prandaj përpjekja e disa individëve, apo grupimeve të caktuara që këtë qëndrim të interesit nacional e shtetëror të Aleancës, ta vendosin në mozaikun e shkurtpamësisë së tyre, s’është gjë tjetër përpos mjerimi i tyre!

Aleanca dhe gjithë forcat progresive ne Kosovë, sot janë rreshtuar me ShBA dhe vendet e BE-së, në procesin e përmbylljes së marrëveshjes me Serbinë!

Rrugës së çlirimit, të lirisë dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës, i kemi hyrë bashkërisht me partnerët tanë në krye me ShBA, dhe bashkërisht do ta përfundojmë!