Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj tha se tashmë dihet për cilët deputetët do të votojnë ajo dhe partia e saj.
Kadrijaj për GazetaBlic la të kuptohet se, AAK-ja nuk do të ndryshojë qëndrim as në seancat e radhës, pra nëse kandidate e VV’së për kryeparlamentare do të jetë Albulena Haxhiu.
“Ne jemi deklaruar kënd e votojmë dhe kënd jo”, thotë Kadrijaj.
Tutje ajo tha se, presin që partia e parë ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Pritshmëritë tona, janë që partia e parë ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, përfundoi Kadrijaj për GazetaBlic.


