Lajme

AAK-ja me aksion në kuvend, kanë një thirrje për pozitën

05/26/2022 10:24
nga:Q R

Shefi i grupit parlamentar të AKK-së, Besik Tahiri në fillimin e mbledhjes së kuvendit po e zhvillon një aksion në kuvend.

Ai ka vendosur pankarta në ulëset e ministrave me thirrjen “Voto për Trustin”.

Të mërkurën Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës ka hedhur poshtë iniciativën për tërheqjen e një pjese të mjeteve nga Trusti, në mbledhjen e mbajtur sot.

Kësisoj, Projektligji për Fondet Pensionale do t’i kalojë kuvendit në seancë plenare për shqyrtim në lexim të parë, pa mbështetjen e komisionit funksional.