Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare (LDK, PDK dhe AAK) për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative për sezonin pranveror.
Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, në një prononcim për GazetaBlic, konfirmoi që kryetari Ramush Haradinaj së bashku me drejtuesin e grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, kanë pranuar ftesën e kryeministrit Kurti për takim.
Xhemaili tha se ende janë në shqyrtim sa i përket pjesëmarrjes.
“Mund të ju konfirmoj që kryetari Ramush Haradinaj bashkë me drejtuesin e grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, kanë pranuar ftesë nga z. Kurti për takim, të hënën në ora 18:30. Ndërkaq, sa i përket pjesëmarrjes, jemi ende në shqyrtim”, përfundoi Xhemaili për Gazeta Blic.
Kujtojmë se edhe nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, për Gazeta Blic, kanë konfirmuar se kanë pranuar ftesën e kryeministrit Kurti për takim.
Lidhja Demokratike e Kosovës pranon ftesën e kryeministrit Kurti për takim
Partia Demokratike e Kosovës pranon ftesën e Kurtit për takim
Kurti fton në darkë pune liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë